“It’s the drugs, stupid!” ose një manual për të parashikuar të ardhmen!

“It’s the drugs, stupid!” ose një manual për të parashikuar të ardhmen!

Nga Lorenc Vangjeli E vërteta është gjithmonë shumë e dukshme, por njerëzia zakonisht zgjedh të vetëverbohet vetëm për mos ta parë. Çfarë nuk duket është njëlloj sikur të mos ekzistojë! Megjithatë ka disa sinjale domethënëse në Tiranë e përtej, të cilat teorikisht duhet të kishin ngritur stuhinë perfekte, që ende nuk po e dallojnë kryesisht ata që kanë zgjedhur të vetëverbohen. Në janar të këtij viti Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i konsideron kartelet e drogës si organizata terroriste. Që do të thotë se fuqia më e madhe politike, ushtarake e morale e gjithë botës, do të hyjë në luftë me to me të gjitha mjetet në dispozicion. Duke mos përjashtuar edhe përdorimin joproporcional të forcës dhe forcën e pakufishme të informacionit që...