“Nuk flas më me Ramën”, Braçe: Isha dhe jam kundër shkarkimit të Erion Veliajt

“Nuk flas më me Ramën”, Braçe: Isha dhe jam kundër shkarkimit të Erion Veliajt

Deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar se nuk flet më me kryeministrin Edi Rama. Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën. Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë. “Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason...