Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Nuk flas më me Ramën”/ Braçe zbulon se shkarkimi i Veliajt shkaktoi krisje mes tij dhe kryeministrit
Deputeti i PS, Erion Braçe, gjatë intervistës në emisionin “Kjo javë” iu përgjigj pyetjes së moderatores Nisida Tufa në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet me kryetarin e partisë. Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën. Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë. “Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo...