Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, Policia e Shtetit plan masash: Bllokimi i rrugëve nis në orën 14:00, kontroll i imtësishëm ndaj tifozëve
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas. -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës; -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende...