Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse bëjnë një sy qorr. Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë. Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend. “I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit. Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga...