No Image Available

Shqipëri-Angli në “Air Albania”, kryeqyteti nën masa të rrepta sigurie më 16 nëntor

Policia e Shtetit ka prezantuar sot, 15 nëntor, planin e detajuar të masave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Angli, që do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Autoritetet njoftojnë se janë marrë masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas ndeshjes, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Policia ka organizuar shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim. Kontrolle të imtësishme dhe rend publik në gjithë Tiranën -Do të kryhen kontrolle të hollësishme në stadium për persona të paautorizuar dhe sende të ndaluara.-Policia paralajmëron se në hyrje nuk do të lejohen banderola raciste, fishekzjarrë, flakadanë, mjete piroteknike, monedha metalike, çakmakë, karikues, çadra, produkte kozmetike dhe sende të forta.-Patrulla të...