Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për ski, feston ditëlindjen me flamurin kuqezi
Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka shkëlqyer sërish në Kupën e Botës për Ski, duke u ngjitur për herë të katërt në karrierë në podium. Në garën e dytë të sezonit, të zhvilluar në pistën e Levit në Finlandë, 19-vjeçarja siguroi vendin e dytë në disiplinën e Slalomit, me kohën totale 1:50.58, vetëm 1.66 sekonda pas fitueses, kampiones amerikane Mikaela Shiffrin. Colturi e nisi garën me ritëm të lartë, duke u renditur e dyta në lëshimin e parë, 1.08 sekonda pas Shiffrin. Në lëshimin e dytë ajo regjistroi kohën e tretë më të mirë, vetëm 0.58 sekonda më pak se amerikania. Pavarësisht se Slalomi nuk është specialiteti i saj kryesor, Lara Colturi arriti një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur e dyta...