Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tirana në krye të prenotimeve për festat e nëntorit! Rezervimet më të shumta nga Kosova dhe RMV
Tirana do të jetë edhe këtë vit kryeqendra e shqiptarëve për festat e nëntorit. Sipas operatorëve turistikë, kryeqyteti ka numrin më të lartë të rezervimeve. Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut, si çdo vit, zgjedhin Tiranën për Festën e Flamurit. “Festat kombëtare janë epiqendra e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, e ka prurje më shumë nga Kosova, Italia. Për Tiranën ka gjithnjë risi, ka aktivitete. Kemi mangësi nëpër rrethe. Do të doja më shumë përgatitje për rrethet.” Pas Tiranës, kërkesat më të larta për rezervim janë në Korçë, Vlorë, Durrës e Shkodër. Ndërsa gjithnjë e më shumë brenda vendit po preferohen edhe turet ditore. “Në Theth, Vermosh, Valbonë, në Korçë, Voskopojë, Përmet, Gjirokastër. Këto janë paketa me ture me autobusë.” Teksa...