Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kamerat zbuluan krimin, gjykata dënon me 25 vite burgim Klaudio Përkolën për vrasjen e dyfishtë në 2020-ën
Gjykata e Apelit dënoi me 25 vite burgim Klaudio Përkolën, i cili konsiderohet si ndihmës gjatë atentatit që i mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. 26-vjeçari u gjet fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, teksa më herët gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët, mes tyre Eduart Lamaj, i mbetur i plagosur në skenën e krimit dhe që u arrestua teksa po kurohej në një spital privat në Tiranë. Atentati ndodhi pesë vjet më parë dhe për këtë u morën të pandehur Eduart Lamaj, Ilir Xhepaj, ndërsa Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola vazhdojnë ende në kërkim. Kamerat e sigurisë tregojnë se si dy viktimat po pinin kafe, në momentin që nga dera e pasme e biznesit një person i maskuar dhe me kallashnikov ka...