Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTO / Zjarr në një pallat në Astir, shpëtohen dy fëmijë të bllokuar
Një zjarr ka përfshirë një apartament në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet. Raportohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Fatmirësisht dy fëmijë të bllokuar një kat më sipër apartamentit ku ra zjarri janë shpëtuar. Në pamjet e siguruara shihen zjarrfikësit teksa largojnë fëmijët nga apartamenti. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.