Pse pas 17 viteve burg, Frederik Rreshpja shkroi “Erdhi ora të vdes përsëri”?

Pse pas 17 viteve burg, Frederik Rreshpja shkroi “Erdhi ora të vdes përsëri”?

Frederik Rreshpja ishte poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar. Penda e tij është ndër më përfaqësueset të vargut shqip. Rreshpja u lind në Shkodër më 1940 në një familje me origjinë nga Dukagjini. Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm pranë gjimnazit “29 nëntori”, studimet universitare i ndoqi pranë Pedagogjikut në Tiranë me korrespondencë. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare”. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi me urdhrin e një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës firmosur nga zv/ministri Mantho Bala. Arrestohet dhe dënohet “…si një person që paraqet rrezikshmëri shoqërore që synon në minimin, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor…”. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Poezia “Topi fushor”...