Shkëlqen Lara Colturi, renditet e dyta për ditëlindje në pistën e Levi, në garën e sllallomit

Shkëlqen Lara Colturi, renditet e dyta për ditëlindje në pistën e Levi, në garën e sllallomit

15 Nëntor 2025 14:04 Telesport Skiatorja kuqezi Lara Colturi është renditur e dyta në garën e sllallomit zhvilluar sot në pistën e Levi, në Finlandë. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 19-vjecare, që ngjitet në podium në ditën e saj të lindjes, duke e festuar me një medalje këtë festë. Pas dy zbritjeve, Lara Colturi dha kohën e përgjithshme 1’50”58, duke u renditur e dyta pas vetëm ikonës së garave me ski, amerikanes Mikaela Shiffrin (1’48″92). Në të dyja zbritjet, skiatorja kuqezi bëri një garë të fantastike, duke e merituar podiumin. Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 57”16, ndërsa në zbritjen e dytë skiatorja shqiptare regjistroi kohën 53”42, duke mbrojtur këtë pozicion. Ajo arriti ta mbrojë vendin e dytë që kishte pas zbritjes së...