Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zbulohet magazina me kanabis në Shkodër, grupi kriminal kultivonte lëndë narkotike me llamba
Operacioni policor “Neonët 3” ka çuar në zbulimin e një tjetër godine të kthyer në laborator për rritjen e kanabisit me llamba, duke e çuar në gjashtë numrin e ambienteve të goditura në kuadër të këtij operacioni. Tre persona ranë në pranga, Përparim Ndrevataj, Sebastian Gjoka dhe Artan Bilali, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim. Blutë kanë ndaluar gjithashtu dy punonjës të OSHEE, Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë. Këta të fundit dyshohet se kanë patur dijeni për aktivitetin kriminal por nuk kanë kallëzuar. Ndërkohë besohet se ata kanë ndihmuar kundrejt parave për mbulimin e energjisë elektrike që ka konsumuar magazina e përdorur për kanabisin. Magazina në lagjen “Mark Lula”, e kthyer në një serë...