Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura, pranga tre personave në Shkodër

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura, pranga tre personave në Shkodër

Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 14:07 Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”, i zhvilluar në Shkodër për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba. Nga operacioni, i cili ka përfshirë kontrolle intensive të kryera nga DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër dhe Forcat Operacionale “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë: Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç. U shpall në kërkim K. P., 33 vjeç. Gjithashtu, u ndaluan Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, 33 vjeç, dhe u proceduan penalisht edhe pesë punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre. Gjatë kontrolleve u sekuestruan: 119 bimë të dyshuara kanabis 2.17 kg...