Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(EMRAT) Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, tre të arrestuar për kultivim kanabisi me llamba
Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave në Shkodër. Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 3”. Shkon në 6 numeri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuarër të operacionit Neonët. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar. Vihen në pranga shtetasit Përparim Ndrevataj, Sebastian Gjoka dhe Artan Bilali, dhe u ndaluan shtetasit Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj. Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim. Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze,...