Trump mburret edhe për rezonancën e tij magnetike: Mjeku më tha që është rezultati më i mirë që kishte parë ndonjëherë

Trump mburret edhe për rezonancën e tij magnetike: Mjeku më tha që është rezultati më i mirë që kishte parë ndonjëherë

Presidenti amerikan, Donald Trump shfrytëzoi rastin për t’u mburrur edhe me rezonancën magnetike (MRI) që ai bëri së fundmi. Të premten në mbrëmje, ai u tha gazetarëve në një fluturim në Air Force One se një mjek e përgëzoi për rezonancën magnetike “e shkëlqyer”, por pa e ditur se për çfarë ishte testuar. “Kam bërë një MRI”, tha Presidenti Trump për vizitën e tij të fundit në Qendrën Mjekësore Walter Reed, e cila shkaktoi debat të gjerë. “Mjeku tha se ishte rezultati më i mirë që ai ka parë ndonjëherë si mjek… Rezultati ishte i shkëlqyer”, shtoi ai. Kur u pyet nëse mjekët ia kishin ekzaminuar trurin, ai u përgjigj: “Nuk kam idenë se çfarë analizuan, por çfarëdo që analizuan, e analizuan mirë dhe thanë...