Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Arrestohet në Shkodër një 43-vjeçar që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 12:33 Policia e Kufirit në Shkodër ka arrestuar një 43- vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin paligjshëm kufirin drejt Malit të Zi, kundrejt pagesës 400- 500 euro për person. Ai u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet 6 emigrantë, tre nga Siria dhe tre nga Egjipti. Njoftimi: Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”. Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme. 43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin...