Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e Partisë Socialiste për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet. Rama theksoi se Manastirliu do të udhëheqë fushatën e PS, duke i dhënë kështu “vizën” aktualit kryetar të bashkisë, Erion Veliaj, i cili u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. “Njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, rrugën, kopshtin, çerdhen, pastrimin etj., gjë që ne duhet të bëjmë çmos t’i kenë dhe duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre, jemi edhe sot këtu, së bashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet së bashku me Delinën, ministrja e...