“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë kundër ndryshimeve ligjore që prekin konceptin e familjes dhe edukimin gjinor në shkolla. Me pankarta në duar ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në një marshim paqësor, teksa kanë shprehur kundërshtinë e tyre në lidhje ligjin. Teologu Sokol Kondakçiu, në fjalën e tij para protestuesve deklaroi se ligji fut një koncept të ri për gjininë, duke e nxjerrë atë nga konteksti natyral dhe kuptimor, dhe e cilësoi si një projekt “antinjerëzor” që cenon martesën, fëmijët dhe vlerat tradicionale. “Nëse kjo kulturë e huaj hibride që po mundohen ta fusin në Shqipëri, do të kishte ekzistuar më përpara, njerëzimi nuk do të ekzistonte. Sepse është projekt antinjerëzor, kundër njerëzimit, kundër martesës, kundër fëmijëve dhe kundër...