Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema si u zhvatën 60 mln euro

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema si u zhvatën 60 mln euro

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj raportimeve se kompania fituese e koncesionit 60 milionë euro të Portit të Vlorës tani është në pronësi të një pensionisti punonjës i kompanisë Salillari. Bardhi akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren Belinda Balluku se qëndrojnë pas një skeme të sofistikuar vjedhjeje dhe zhvatjeje të fondeve publike. Bardhi denoncon se skema e përdorur në koncesionin e Portit të Integruar në Triport Vlorë është e njëjtë me ato të përdorura në Aeroportin e Vlorës dhe Tunelin e Llogarasë. Tenderi i shpallur nga MIE më 10 Gusht 2021 me vlerë 60 milionë euro paracaktoi fituesin si një bashkim kompanish. Fituese u shpall oferta e bashkimit të pesë subjekteve tregtare të cilat do ta ndërtonin portin...