“Duhen protesta! Rruga e vetme drejt..”/ Berisha thirrje shqiptarëve: Narkoregjimi rrëzohet vetëm si në Nepal

“Duhen protesta! Rruga e vetme drejt..”/ Berisha thirrje shqiptarëve: Narkoregjimi rrëzohet vetëm si në Nepal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se narko-regjime si ai që është në pushtet në Shqipëri, mund të rrëzohen vetëm si në Nepal.  Ai u shpreh se rruga e vetme drejt votës së lirë, janë vetëm protestat.  “Të ngrihemi në protesta dhe vetëm protesta, ndryshe farsa e ardhshme elektorale nuk do të jetë më 52% Rama, por 62 ose 68%.Nuk kemi rrugë tjetër përveçse të ngrihemi e të përballemi me këtë qeveri deri në votën e lirë.  Një narkoregjim nuk rrëzohet ndryshe vetëm se me protesta si në Nepal dhe Bangladesh”, tha Berisha.