Festë pas lavdisë/ Shqipëria kërkon “luksin” ndaj Anglisë

Festë pas lavdisë/ Shqipëria kërkon “luksin” ndaj Anglisë

Fitorja e kuqezinjve në Andorra, ka kualifikuar zyrtarisht skuadrën tonë për në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të ketë edhe dy finale të tjera për të shkruar historinë. Goli i Kristjan Asllanit, çliroi kuqezinjtë, të cilët ndaj Anglisë do të luajnë pasditen e nesërme një ndeshje luksi në “Air Albania”, ndeshje kjo që për Shqipërinë mund të ndikojë vetëm në ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet pas pak ditësh për “Play Off”. NDESHJA- Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00. Ndeshja do të ketë një interes të veçantë nga ana e tifozëve, të cilët kanë blerë të gjitha biletat e nxjerra në shitje. Madje, sikur të mos mjaftonin...