Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Intervista për Telegrafi/ Presidenti Duka: Kualifikimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por në futboll ndodh gjithçka
Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Fitorja 0-1 në transfertën e Andorrës vlejti shumë më tepër sesa tri pikë. Ajo vulosi një vend të sigurt në play-off-et e Botërorit të ardhshëm. Në një intervistë për Telegrafi, Presidenti Armand Duka tregoi emocionet e këtij momenti historik në Andorra dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj fitoreje. Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Ndër të tjera, Presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”,...