Përfshihet nga flakët një mjet në Shkodër, digjet edhe makina e parkuar ngjitur

Përfshihet nga flakët një mjet në Shkodër, digjet edhe makina e parkuar ngjitur

Një automjet është përfshirë nga flakët mbëmjes e së premtes në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halil” ndërsa mjeti është shkrumbuar. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri raportohet se është djegur pjesërisht edhe një mjet tjetër i cili ishte i parkuar pranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, pasi mbrëmë, në lagjen “Salo Halil”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. K., 35 vjeçe. Si pasojë, është djegur plotësisht automjeti. Gjithashtu, nga flakët është dëmtuar pjesërisht dhe automjeti në pronësi të shtetasit...