‘Ligji i barazisë gjinore’/ Pano me akuza të forta ndaj qeverisë: Antikushtetues! Po na cënon fëmijët

‘Ligji i barazisë gjinore’/ Pano me akuza të forta ndaj qeverisë: Antikushtetues! Po na cënon fëmijët

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, pranë monumentit të heroit kombëtar, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi një protestë kundër ndryshimeve ligjore që prekin konceptin e familjes dhe edukimin gjinor në shkolla. Në fjalën e saj në hyrje të protestës Linda Pano, mbajti  duke i drejtuar thirrje direkte Presidentit të Republikës, ambasadorit të Bashkimit Evropian, si dhe duke kritikuar ashpër ligjin e ri. Pano e nisi fjalimin e saj me një apel dramatik drejtuar Presidentit: “Zoti President, mos u bëj numri shtatëdhjetë e nëntë”, duke iu referuar me sa duket numrit të votave të nevojshme për miratimin e ligjit. Ajo e cilësoi legjislacionin si “antikushtetues” dhe “antikombëtar”, me argumentin se “një ligj që prek fëmijët, pasurinë më të madhe kombëtare, është ligj antikombëtar”. Një nga pikat...