Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama intervistë me gazetarin italian: Nuk heq dorë nga Gjadri, në qershor do keni përgjigje për zhbllokimin e procesit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin Bruno Vespa në “Cinque Minuti”, Teksa ndodhej në Itali për mbledhjen e përbashkët mes qeverive. Kreu i qeverisë ka folur për marrëveshjen për emigrantët, e cila është “bllokuar” momentalisht, por shtoi se deri në qershor do ta adresojnë këtë problematikë. Pyetur për interesin e vendeve të tjera për të bashkëpunuar për një marrëveshje të tillë, Rama tha se “është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë.” Intervista: Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se plani Itali–Shqipëri për emigracionin do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar. A e konfirmoni këtë? Kryeministri Edi Rama: Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket,...