Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër
Një 43-vjeçar është arrestuar në fshatin Bukpalaj të Shkodrës pasi është kapur duke ndihmuar disa emigrantë të kalonin kufirin me Malin e Zi. Blutë bëjnë me dije se 43-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 6 emigrantë, 3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti. Sakaq, mësohet se ai ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”. Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme. 43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin...