Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: -K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi. I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. 43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin...