Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Si po sabotohen hetimet e dosjes së mbetjeve toksike, Balluku arkitektja e aferës, pak ditë para skandalit firmosi…
Prej 11 muajsh, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme me burim furrat e kompanisë Kurum International qëndrojnë në Porto Romano Ngarkesa u nis nga porti i Durrësit në fillim të korrikut të vitit 2024 me destinacion Tajlandën, u bllokua në Singapor pas sinjalizimit të Rrjetit të Veprimit të Bazelit dhe më 28 tetor 2024 u rikthye në Shqipëri me anijen Moliva. Që atë ditë, kontejnerët u sekuestruan dhe u zhvendosën në Porto Romano ku vazhdojnë të rrinë nën diell e shi, ndërsa dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit ka mbetur thuajse e pandryshuar. Por si mund të heshtë drejtësia kur në Shqipëri u dhanë prova të qarta se organizohet një aktivitet i mirëfilltë mafioz me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregti është...