Tritoli në restorantin në Kamëz, autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve (VIDEO)

Tritoli në restorantin në Kamëz, autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve (VIDEO)

Shpërthimi në restorantin në Kamëz, i cili ishte në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, (kunetër) ka ndodhur nga pjesa e pasme e tij.   Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.  Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen.