“Gilmando Dani i rehabilituar dhe i parrezikshëm”, gazetarja zbardh raportet e burgut

“Gilmando Dani i rehabilituar dhe i parrezikshëm”, gazetarja zbardh raportet e burgut

Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, zbuloi se viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, në raporte ishte “i rehabilituar dhe i parrezikshëm”. “Të gjitha raportet e Drejtorisë së Burgjeve e përshkruanin viktimën si njeri totalisht të rehabilituar dhe të parrezikshëm. Dhe unë e besoj totalisht. Nuk kam pikën e ndryshimit te kjo pikë. Unë po ngre dyshimet e mia për faktin se si është emëruar një person në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku agjencia vetë thotë që ka rregulla të caktuara, ka filtra shumë të caktuara, dokumenta të cilat duhet t’i përmbushë”, tha Çela. “Kam tre ditë që ngre pikëpyetje dhe akoma s’kam marrë përgjigje në lidhje me këtë. Pastaj themi sa përmasa ka marrë krimi...