Përplasja Trump-BBC/ Si shpërtheu kriza dhe çfarë ndodh pas padisë së Trump?

Përplasja Trump-BBC/ Si shpërtheu kriza dhe çfarë ndodh pas padisë së Trump?

BBC kërkoi falje për një dokumentar të Panorama-s, i cili kishte montuar së bashku dy pjesë të ndryshme të një fjalimi të Trumpit më 6 janar 2021, ditën kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, duke krijuar përshtypjen se ai kishte bërë thirrje për dhunë. Megjithatë, media ka refuzuar të paguajë kompensimin, shkruan A2. Por, si shpërtheu kriza, si financohet dhe si drejtohet një prej mediave më prestigjoze dhe të ndjekura në botë… Skandali nisi nga rrjedhja e një memoje të brendshme nga një ish-këshilltar, i cili listonte, sipas tij, mangësi në mbulimin që BBC i kishte bërë Trump-it, luftës Izrael-Hamas dhe të drejtave transgjinore. Memoja e Michael Prescott, ish-redaktor politik i “Sunday Times”, paraqiste një sërë gabimesh editoriale që, sipas tij, tregonin njëanshmëri sistemike majtas në BBC....