Materazzi kurorëzon Mourinhon: Njeri karizmatik, trajneri më i ndershëm që kam njohur

Materazzi kurorëzon Mourinhon: Njeri karizmatik, trajneri më i ndershëm që kam njohur

15 Nëntor 2025 10:00 Alfred Lleshi Marco Materazzi nuk ka asnjë dyshim. Për të, José Mourinho është dhe do të mbetet numri një si trajner. Ish-mbrojtësi i Interit e përshkroi “Special One” si “një nga njerëzit më karizmatikë dhe më të ndershëm” që ka njohur ndonjëherë. Ai kujtoi me emocione përqafimin dhe lotët e ndarjes pas tripletës historike të vitit 2010, një moment i paharrueshëm në historinë zikaltër. “E kuptova direkt se me të do ta fitonim kampionatin lehtësisht. Champions-i ishte më i vështirë, sepse për të triumfuar atje duhen shumë faktorë që të përputhen. Te titulli kisha besim absolut, ishim skuadra për t’u mundur”, – tha Materazzi. Ai shtoi se Mourinho zgjodhi Real Madridin sepse “ishte treni i dytë ose i tretë që i...