Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
U plagos me 10 plumba në atentatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë Muçi Shaljani
Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor në rreth rrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetënë Spitalin e Traumës, ku ndodhej prej 4 ditësh. Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, u plagos me 10 plumba, 2 prej të cilave në kokë. Dani dhe Sheqeri sapo kishin mbërritur nga Barcelona ne Tiranë dhe pasi dolën nga aeroporti, morën makinën që e kishin parkuar aty pranë dhe u nisën drejt Tiranës. Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentatorët kanë patur një informator në aeroport, i cili ka raportuar për lëvizjet e tyre. Në mjetin Toyota me targa greke ndodheshin 4 persona, 3 prej të cilëve qitës dhe shoferi. Targat rezultojnë të vjedhura në Greqi para një viti ndërsa makina...