Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, kafeja, frutat ekzotike dhe mishi i viçit përjashtohen nga taksat e importit
Nën presionin për të ulur koston e jetesës për amerikanët, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv duke përjashtuar importet e kafesë, frutave ekzotike dhe mishit të viçit nga tarifat që ai vendosi. “Kam përcaktuar që disa produkte bujqësore nuk duhet t’i nënshtrohen tarifave hakmarrëse që hynë në fuqi në prill”, shpjegoi presidenti i SHBA-së në urdhër. Lista përfshin produkte që Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i kultivojnë ose të plotësojnë nevojat e konsumatorëve në vend: kafe, çaj, banane dhe fruta të tjera ekzotike. Ajo gjithashtu përfshin importet e mishit të viçit, çmimet e të cilave janë rritur në nivele historike në Shtetet e Bashkuara. Në prill, Presidenti Trump vendosi tarifa “hakmarrëse” prej të paktën 10% për shumicën e produkteve të...