Tritol biznesit në Kamëz! Autori i maskuar u largua me vrap, dy kunetërit pronarë: S’kemi konflikte

Tritol biznesit në Kamëz! Autori i maskuar u largua me vrap, dy kunetërit pronarë: S’kemi konflikte

PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnatës në Kamëz. Lënda plasëse ka shpërthyer në ambjentet e jashtme të një restorenti në bulevardin “Nënë Tereza”. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale. Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes. Ndërkohë kamerat e sigurisë së biznesit kanë kapur autorin, i cili i maskuar afrohet, vendos lëndën plasëse dhe largohet me vrap. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit Njoftimi i policisë: Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e...