E rëndë/ U përpoq të ndalonte një vjedhje por mbetet i vrarë (emri)

E rëndë/ U përpoq të ndalonte një vjedhje por mbetet i vrarë (emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Nju Jork. Burim Havolli, 41 vjeç, me origjinë nga Kosova, humbi jetën tragjikisht të mërkurën në mëngjes në Brooklyn, pasi tentoi të ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e ndërtesës ku ai punonte si mbikëqyrës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:00 në Ocean Avenue, në zonën Flatbush. Pasi u njoftua për incidentin, policia gjeti Havollin të plagosur rëndë në kokë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin Kings County, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetonte. Sipas dëshmitarëve, 41-vjeçari u sulmua në momentin që u përpoq të ndalonte grabitësin e pakove.