Kualifikimi në “play-off” i jep drejtim kontratës së Silvinjos me FSHF-në, deri në mars i garantuar në pankinë

Kualifikimi në “play-off” i jep drejtim kontratës së Silvinjos me FSHF-në, deri në mars i garantuar në pankinë

Adriatik BALLA Kombëtarja korri një fitore me vlera ndaj Andorrës, e me trepikëshin e atij takimi siguroi vendin e dytë dhe tani do të luajë në “play-off”. Padyshim që kjo është meritë e ekipit dhe stafit të trajnerëve, por duhet thënë se në rrugëtimin drejt Botërorit të ardhshëm në SHBA, Meksikë e Kanada tani ka më shumë vështirësi. Mbeten dhe dy takime, por janë më të vështirat. Ndërkohë, fitorja e fundit dhe realizimi i objektivit “play-off” ka sjellë një situatë të re për trajnerin Silvinjo, ku përflitet që tani rinovimi. Silvinjo do të vazhdojë si trajner i Kombëtares shqiptare, të paktën deri në fundin e muajit mars. Trajneri brazilian e kishte klauzolë të veçantë, që kontrata do të rinovohej në një rast si ky ku...