Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas kërkesës së Trump, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së heton lidhjet e dyshuara të Epstein me Clinton dhe bankat
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfirmuar se do të hetojë lidhjet e dyshuara të financuesit Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe disa demokratë të njohur, përfshirë ish-Presidentin Bill Clinton. Presidenti Donald Trump tha të premten se do t’i kërkonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-së të hetonin “përfshirjen dhe marrëdhënien” e Epstein me Clinton dhe të tjerët. Bondi më pas tha në mediat sociale se i kërkoi Prokurorit të SHBA-së, Jay Clayton, të drejtonte një hetim, duke shtuar se departamenti “do ta ndjekë këtë me urgjencë dhe integritet për t’i dhënë përgjigje popullit amerikan”. Klinton ka mohuar se kishte ndonjë dijeni për krimet e Epstein. Interesi për marrëdhëniet e Epstein u ringjall këtë javë pasi ligjvënësit amerikanë publikuan më shumë se 20,000 faqe...