Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Të hënën PD protestë përballë Kryeministrisë, Balliu jep detaje: Ja si do të organizohet
Deputeti Klevis Balliu ka dhënë detaje sa i përket protestës që do të organizohet të hënë përballë Kryeministrisë. “Do të jetë një protestë që nis me një mesazh për qëndresë qytetarë përballë Ramës, personin që ka përgjegjësinë. Nuk është një protestë kombëtare, përgjithësisht do të jetë strukturat e PD. Është fillimi i një aksioni që do të kulmojë me një protestë kombëtare.”, tha ai.