219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

Banorët e fshatit Guri i Bardhë, në njësinë administrative Xibër të Bashkisë Klos, prej muajsh janë pa ujë të pijshëm, pavarësisht se një vit më parë përfundoi ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit. Sipas banorëve, prej muajit maj e deri më sot, nga rubinetat e shtëpive të tyre nuk del asnjë pikë ujë. Ata thonë se, para ndërtimit të ujësjellësit të ri, furnizoheshin normalisht me ujë falë një investimi privat që kishin bërë vetë, por pas ndërhyrjes së re publike, situata është përkeqësuar. “Këtë ujësjellës e ndërtuan para një viti e gjysmë, por ne si banorë nuk ishim dakord sepse kishim bërë investimet tona. Sot pusetat janë lënë në mënyrë të çrregullt, shkarkimet dalin në rrugë dhe shumë familje me kontratë nuk kanë ujë....