Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

Startapi amerikan i inteligjencës artificiale Anthropic ka zbuluar dhe ndalur një nga fushatat më të avancuara të spiunazhit kibernetik, e cila është kryer pothuajse tërësisht nga një sistem IA. Sulmi i është atribuuar grupit GTG-1002, një njësi e mbështetur nga shteti kinez. Sipas raportit të kompanisë, hakerat përdorën chatbot-in “Claude” të Anthropic dhe mjetin e tij të programimit, Claude Code, për të spiunuar dhe vjedhur të dhëna nga rreth 30 objektiva në vende të ndryshme. Në shënjestër ishin kompani të mëdha teknologjike, institucione financiare dhe agjenci qeveritare. Anthropic thotë se sulmet u zhvilluan me një shpejtësi të pamundur për t’u arritur nga njerëzit, pasi pjesa më e madhe e veprimeve u krye në mënyrë autonome nga IA. Grupi arriti të anashkalonte mekanizmat e sigurisë duke...