Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian
Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor” organizoi edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, nga data 10 deri më 14 nëntor 2025. Për këtë vit, u përzgjodhën 50 studentë nga 430 aplikantë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, institucione të pavarura, media, biznes, shoqëri civile, minoritete dhe bota akademike. Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi procesin e integrimit në BE dhe të angazhohen në diskutime me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet...