“Më ra te veshi”, u fut në burg me akuza të montuara e firmën e vajzës 10-vjeçare

“Më ra te veshi”, u fut në burg me akuza të montuara e firmën e vajzës 10-vjeçare

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast shumë te ndjeshëm në fshatin Gizavesh të Librazhdit. Një burrë me aftësi të kufizuara, Dritan Buzra, u arrestua me akuzën për dhunë në familje. Pas investigimit të “Stop”, u zbulua se gjithçka mund të ishte një akuzë e montuar nga një oficer policie. Sipas dokumenteve të siguruara, oficeri i policisë gjyqësore Eduard Laçi dyshohet, se ka falsifikuar procedurat, duke vënë të firmosë vajzën 10-vjeçare të familjes. Ky veprim ka ndikuar në ndalimin e padrejtë të Dritan Buzrës. Pas publikimit të rastit, Agjencia e Mbikqyrjes Policorereagoi, duke dërguar materialet në Prokurorinë e Elbasanit për hetim ndaj oficerit për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Nga ana tjetër, Endeta Dental Clinic dhe stomatologu Din Tarja ofruan ndihmë për familjen Buzra me 10 milionë lekë të vjetra për rregullimin e shtëpisë dhe një rrogë mujore prej 500 eurosh në muaj...