Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Duka uron të shmanget Shqipëri-Kosovë për një arsye kryesore!
14 Nëntor 2025 21:07 Telesport Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka thotë se nuk dëshiron të përballet me Kosovën në play-offin e Kampionatit Botëror 2026 pasi ekziston si mundësi reale. Kosova luan nesër në Slloveni dhe mund te shkruaje historinë. Shqipëria e siguroi edhe matematikisht një vend në play-off, duke triumfuar në udhëtim te Andorra tekda Anglia mposhti Serbinë. Pas ndeshjes, Duka komentoi arritjen madhështore të Shqipërisë duke thënë se ëndrra është Botërori, derisa nuk ka dëshirë të takohet me Kosovën. Vazhdojmë ëndrrën tonë për Kupën e Botës. Play-offi do të na përballë me skuadra të forta. Por ne do të luftojmë dhe uroj t’ia dalim. “Kosova? Besoj se tashmë është shumë afër play-offit, por duhet t’i vlerësojë dy ndeshjet e fundit për...