Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SPAK del me reagimin zyrtar dhe tregon hetimet e kryera: Shkeljet që iu konstatuan kryebashkiakes Majlinda Bufi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.Lexo edhe :Related Posts Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media,artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B,...