No Image Available

Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë/ Identifikohen 44 prodhues dhe shpërndarës, mes tyre të mitur

Pas pesë muajsh hetimesh, në Tiranë është goditur një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike. Policia njofton se janë identifikuar 44 persona, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre, ndërsa 6 persona janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht: -K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C.,...