No Image Available

SHBA ndryshon plan për Gazën/ Ushtria amerikane planifikon ta ndajë në disa zona, organizatat humanitare: S’kemi dijeni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë ndarjen afatgjatë të Gazës në një “zonë të gjelbër” nën kontrollin ushtarak izraelit dhe ndërkombëtar, ku do të nisë rindërtimi, dhe një “zonë të kuqe” që do të lihet në rrënoja. Forcat e huaja fillimisht do të vendosen krah ushtarëve izraelitë në lindje të Gazës, duke e lënë enklavën e shkatërruar të ndarë nga “vija e verdhë” që aktualisht kontrollohet nga Izraeli, sipas dokumenteve të planifikimit ushtarak amerikan të siguruara nga “The Guardian” dhe burimeve të informuara për planet amerikane. Washingtoni ka ndryshuar disa herë qasjen për të ardhmen e enklavës, përfshirë braktisjen e modelit të kampeve të rrethuara për palestinezët, të quajtura “komunitete alternative të sigurta”. Zyrtarë amerikanë kanë pranuar se planifikimi është “shumë dinamik” dhe se...