Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Enver Hoxhaj ka bërë me dije sot më 14 nëntor se mund të hyjë në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, por vetëm nëse data e Konventës do të zgjatet. Ai deklaroi në intervistën e dhënë për Klan Kosova se largimin e Memli Krasniqit nga drejtimi i partisë e ka mësuar përmes mediave. PDK-ja tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjen e udhëheqësit të ri, pas dorëheqjes së papritur të Krasniqit. Ndërkohë, Bedri Hamza ka shpallur më herët ambicien e tij për të marrë drejtimin e partisë, duke synuar ta kthejë atë në “forcën kryesore politike të vendit”. Të mërkurën, Memli Krasniqi, që mbante detyrën e kryetarit, dha dorëheqje në mënyrë të befasishme dhe caktoi Konventën për 17 nëntor, duke theksuar se...