Kalaja: Thelbi është zbardhja e 21 Janarit, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Kalaja: Thelbi është zbardhja e 21 Janarit, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka komentuar situatën e krijuar rreth refuzimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të marrë fletëthirrjen nga SPAK. Kalaja theksoi se debati mbi procedurat e dërgimit të letrës është i kotë dhe e largon vëmendjen nga thelbi i çështjes – zbardhja e plotë e ngjarjeve të 21 Janarit 2011. Sipas Kalasë, paraqitja e Berishës para Prokurorisë është e pashmangshme. “Është banal debati ‘më erdhi letra nuk më erdhi letra’, pasi duhet folur për thelbin e 21 janarit. Berisha është në lëvizje të detyruar që të shkojë. Nëse protestat organizohen që një lider të mos shkojë në SPAK, këto janë tashmë të tejkaluara. Edhe Veliaj bëri protestë, por është aty ku është,” tha Kalaja. Kalaja vuri në theks...